
Njoftohet se është bërë shtyerja e protestës së paralajmëruar.
Sekretarja organizative e Lëvizjes Vetëvendosje ka njoftuar simpatizantët e kësaj partie se nuk do të ketë protestë pas masës së Gjykatës Kushtetuese ndaj dekretit të Presidentit.
Vlora Haxhimehmedi shkruan në FB:
Masa e shtyn protestën
Të dashur anëtarë të Lëvizjes,
Tash e disa javë është bërë presion i madh nga aktivistë e qytetarë për të dalë në protesta.
Kjo u shtua sidomos dje pas paralajmërimit për seancë të jashtëzakonshme për të shtunën me 2 maj.
Mirëpo, masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese sot, sigurisht se e shtynë protestën.
Ndërkohë, puna e përditshme dhe përgatitjet tona vazhdojnë.
Ju përshëndes.
Vlora Haxhimehmedi
Sekretare Organizative