Njofton KRU “Prishtina”: Furnizimi me ujë në Drenas do të stabilizohet në mbrëmje

15:26 | 10 Janar 2026
Njofton KRU “Prishtina”: Furnizimi me ujë në Drenas do të stabilizohet në mbrëmje

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina: ka njoftuar se pas rënies së nivelit të turbullirës në kanalin Ibër–Lepenc, ka filluar procesi i trajtimit të ujit në Bivolak.

Poashtu bëhet e ditur se gjatë ditës pritet të nisë trajtimi i ujit edhe në ITU në Drenas.

“Sipas vlerësimeve, furnizimi me ujë të pijshëm do të fillojë gjatë ditës, ndërsa pritet të stabilizohet në orët e mbrëmjes.

Faleminderit për mirëkuptimin tuaj”, thuhet në një njoftim të ujësjellësit të kryeqytetit.

Komento: