Inspektorët do të vizitojnë të shtunën shkollat në mbarë vendin për të parë nëse po zhvillohet procesi mësimor, sipas kalendarit të të ri.
Kjo për të plotësuar orët e humbura mësimore, për shkak të grevës së mësimdhënësve gjatë muajit shtator.
Një lajm të tillë e dha ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila tha se 15 shtatori është ditë mësimi në shkollat publike në vend.
“Mësimdhënësit duhet të jenë aty për të kryer punën e tyre”, tha Nagavci.
“Nëse mësimdhënësit nuk dalin në punë, nuk do t’i ndëshkojmë, por nuk do t’i paguajmë”.
Këto komente Nagavci i bëri pas nënshkrimit të disa kontratave me nxënësit për kryerjen e praktikës profesionale.