
Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës ka njoftuar se Sistemi i Hyrje/Daljes (Entry/Exit System – EES) i Bashkimit Evropian do të zbatohet plotësisht në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Zonës Schengen nga 10 prilli 2026.
Ky sistem është një avancim i rëndësishëm për sigurimin e kufijve dhe kontrollin e hyrjes dhe daljes së qytetarëve nga shtetet jo-anëtare të BE-së, përfshirë këtu edhe qytetarët e Kosovës.
“Sistemi EES është një sistem i automatizuar dhe biometrik që regjistron hyrjet dhe daljet e shtetasve të vendeve jo-anëtare të BE-së, përmes mbledhjes së të dhënave si: gjurmët e gishtërinjve; fotografia e fytyrës; të dhënat e dokumentit të udhëtimit.
“Nga 10 prilli 2026, ky sistem zëvendëson plotësisht vulosjen manuale të pasaportave dhe mundëson identifikimin automatik të qëndrimeve të tejkaluara”, bëjnë të ditur nga MPB.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1352487246924980&set=a.579381247568921&type=3&ref=embed_post