Njohësi çështjeve juridike: Kurti dhe Haxhiu s’mund të kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme

23:28 | 21 Dhjetor 2020

Gjykata kushtetuese ka vendosur që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

Njohësi i çështjeve juridike, Ehat Miftaraj, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi Qeverinë Hoti e ka një “hile të madhe”.

Ai ka shkruar se sipas vendimit Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli e shumë tjerë të dënuar për vepra penale edhe me kusht nuk do të mund të kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme.

“Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli e shumë tjerë të dënuar për vepra penale edhe me kusht nuk do të mund të kandidojnë në zgjedhjet që do mbahen në janar apo shkurt të vitit të ardhshëm. Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese e ka një hile të madhe”.

Komento: