Njohësi i arsimit, Argjend Osmani, ka komentuar gjithashtu mbi procesin e licencës së avancuar, duke theksuar se ky lloj testimi ka qenë i paraparë që të mbahet për një kohë të gjatë, por Ministria e Arsimit nuk e ka organizuar atë në kohë, duke gjetur arsye dhe shkaqe të ndryshme.
‘’ Ky lloj testimi faktikisht ka qenë i paraparë të mbahet qe një kohë të gjatë , Ministria e Arsimit nuk e patën organizuar duke gjetur arsye e shkaqe ‘’, deklaroi Osmani.
Sipas Osmanit, tashmë, para zgjedhjeve, është bërë një improvizim për të realizuar këtë test, që sipas tij ka qenë i shpejtë dhe pa një përgatitje të duhur. Ai ka shtuar se ky test u bë më shumë për të mos dalur keq para opinionit publik , duke theksuar se nuk ishte e qartë se çfarë pritej nga mësimdhënësit dhe se çfarë duhej bërë.
‘’Para zgjedhjeve ke një lloj improvizimi që e bënë atë test që të mos dalin keq në sy të opinionit ishte një test I shpejtë sa për ti hedhur hi syve publikut sepse nuk është çfarë është pritur dhe çfarë duhet bërë’’, tha Osmani për FrontOnline.
Osmani e vlerëson se, pavarësisht këtij organizimi të nxituar ky test ndikon në përformancën e mësimdhënësve dhe në rritjen e cilësisë së arsimit, dhe për këtë arsye nuk duhej të ishte anashkaluar.
‘’Normal që ky test ndikon edhe në performancë të mësimdhënësve por edhe ë ngritjen e cilësisë të arsimit për këtë arsye nuk është dashur të anashkalohet ‘’, përfundoi Osmani.