Njohësi i çështjeve të sigurisë: Në duart e qytetarëve të Kosovës ndodhen më shumë se 300 mijë ar’më ilegale!

19:22 | 24 Gusht 2024
njohesi-i-ceshtjeve-te-sigurise:-ne-duart-e-qytetareve-te-kosoves-ndodhen-me-shume-se-300-mije-ar’me-ilegale!

Viteve të fundit është rritur ndjeshëm numri i vrasjeve në vendin tonë.

Eshtë konstatuar se në një masë të madhe armët e përdorura në përleshje dhe vrasje kanë qenë armë ilegale.

Në lidhje me këtë çështje të ndjeshme ka folur njohësi i rrethanave të sigurisë Arben Dashevci.

Dashevci tha se sanskionet penale për këto raste duhet të ashpërsohen.

“Rastet  vrasjeve në Kosovë nuk janë tash që janë duke ndodhur, rastet e vrasjeve në aspektet të ndryshme si për prona apo për ndeshje të komunikacionit ndodhin tash e 24 vite dhe këto paraqesin një rrezik për qytetarët e Republikës së Kosovës. Tashmë në vitin 2024 kur jemi shtet i pavarur dhe sovran, i kemi institucionet tona të sigurisë por edhe atyre të zbatimit të ligjit kjo është absolutikisht e papranueshme që do të thotë që politikat për hartimin e sanksioneve penale ose politika krininale në këtë rast duhet të jetë më e ashpër dhe gjithmonë për të arritur preventivën ose parandalimin”, tha ai.

“Sanksionet penale duhet të ndryshohen, duhet të ashpërsohen dhe me qëllimin e vetëm për arritjen e parandalimit që këto vrasje të cilat karakterizohen me vrasje, me lloje të ndryshme të frenohen, sepse vrasjet nuk mund të ndalen kurrë këtë kriminalistika e dinë shum mirë por mund të frenohen dhe të arrihet stabilitet sepse ne jemi një popullë i vogël me territorë të vogël dhe kjo është apsultikisht e papranueshme si në aspektin e sigurisë por edhe në aspektin kriminalistik” tha Dashevci.

Sipas Dashevcit, në duart e qytetarëve të Kosovës, ndodhen më shumë se 300 mijë armë ilegale.

“Sipas statistikave të fundit që unë kam arritur ti lexojë të vitit 2023 tek qytetarët e Republikës së Kosovës, ndodhen më shumë se 300 mijë armë ilegale. Edhe nëse e ke armën me leje ti nuk ke të drejtë të bartësh atë, duhesh të lëshë në sirtarin tënd sepse për armë-mbajtje është e dedikuar Policia e Kosovës dhe Agjensionet tjera për zbatimim e ligjit. Ne kemi parë shumë raste që sikurse në ahengje të ndryshme ose nëpër ndonjë kafene se të gjithë personat që po i shkaktojnë plagosjet, lëndimet por edhe vrasjet po vien vetëm prej armbajtjeve pa leje”, potencon njohësi i rrethanave të sigurisë për “Gazeta Blic”.

Ai tha se ky është një fenomen mjaft shqetësues që po qon në dështimin e shoqërisë por edhe të organeve ligj-zbatuese.

“Është një fenomen jashtëzakonisht shqetësues për qytetarët e Republikës së Kosovës, është një fenomen që po e dërgon në një lloj dështimi të shoqërisë por edhe të organeve tona legjitime sepse duhet të jenë edhe më të ashpra sa janë tashmë. Duke pasur parasysh që jemi një popull 1.6 milion banorë kurse i kemi 300 mijë armë ilegale sipas statistikave të fundit që unë kam lexuar qysh më herët për këto ngjarje. Ashpërsimi apo mbikëqyrja e njerëzve edhe që kanë armë me leje por edhe ata që i bartin pa leje patrullat policore në këtë rast sikurse në ahengje, dhe në lokale nuk kanë alternativ, ndëshkimet dhe kontrollat në ahengje ose në lokale ku shihet se diçka është e dyshimtë nuk kanë alternativë tjetër, në këtë rast vetëm Policia e Kosovës ta kryejë punën e vetë sepse policia po mundohet maksimalisht ta kryejë punën e tyre”, tha tutje Dashevci.

Rregullat për paisjen me armë legale, sipas Dashevcit duhet të jenë më strikte, me qëllim të kontrollimit nga organet e sigurisë dhe sistemi i drejtësisë.

“Pa asnjë dyshim, e themë se rregullat për paisjen me armë legale duhet të jenë shum më strikte sa janë tashmë, aspekti psikologjik, testet psikologjike kriteret duhet të jenë tepër më të ashpëra se sa janë sot, sepse ju si psikolog ose si egzaminer i jep një leje atij personi kurse ti mundesh të mos dishë gjendjen psikologjike të tij, sepse po të ishte gjendja psikologjike e mirë e tij/saj nuk do të kishim raste të vrasjeve që po i shohim sot në Republikën e Kosovës që janë si me armë mbajtje me leje dhe pa leje. Do të thotë se kriteret duhet të ndryshojnë, sistemi i drejtësisë duhet të kontrollojë këto, organet e sigurisë duhet të kontrollojnë këto gjëra në mënyrë strikte”, përfundoi Arben Dashevci.

Komento: