Njohësi i Ekonomisë: Pagesa ose mospagesa e rrymës nga serbët në veri ka qenë kryekëput politike, rryma duhet të lirohet

08:57 | 13 Janar 2024
njohesi-i-ekonomise:-pagesa-ose-mospagesa-e-rrymes-nga-serbet-ne-veri-ka-qene-kryekeput-politike,-rryma-duhet-te-lirohet


Nga janari i këtij viti serbët e veriut të Kosovës do ta paguajnë rrymën që e shpenzojnë.

Por, kjo nuk do të ndikoj në çmimin e energjisë elektrike ngase pagesa ose mospagesa ka qenë kryekëput politike

Kështu po thotë gazetari dhe ekonomisti Mehmet Gjata.

Megjithatë, gazetari i ekonomisë, Gjata për Front Online thotë që duhet të ndiqet trendi botërorë për çmimet e energjisë elektrike.

“Unë mendoj se çmimi si kudo në tregun botërorë dhe evropian të energjisë elektrike, që ka zënë të ulet, edhe te ne do të duhej të nisë ky trend. Të gjitha parakushtet në zhvillimet energjetike të botës flasin për këtë ulje. Pagesa, ose mospagesa nga qytetarët në veri të vendit ka qenë që nga fillimi kryekëput politike, dhe vazhdon të jetë e tillë, prandaj, mendoj se nuk do të ketë ndonjë ndikim në ecuritë e çmimeve të energjisë elektrike në vend”, ka thënë ai për Front Online.

 

Komento: