Njohësi i ekonomisë: Partitë u fokusuan tek rritja e pagave, por jo tek projektet kapitale – E pamundur rritja e premtuar

10:08 | 11 January 2025
njohesi-i-ekonomise:-partite-u-fokusuan-tek-rritja-e-pagave,-por-jo-tek-projektet-kapitale-–-e-pamundur-rritja-e-premtuar


Njohësi i ekonomisë, Imer Raci, për FrontOnline ka folur lidhur me premtimet e partive politike për rritje të pagave, duke theksuar se një rritje masive e pagave është e pamundur për shkak të kufizimeve buxhetore.

Sipas Racit, nuk është realiste të dërgohet 50% e buxhetit të vendit në paga, pasi buxheti për paga deri tani ka qenë 32-33% e buxhetit të përgjithshëm.

“Shumë rritje të pagave janë të pamundura sepse nuk mundesh ti 50% të buxhetit të vendit me e dërgu në paga. Pjesëmarrja më e madhe ka qenë 32 ose 33%,” ka deklaruar Raci.

Ai ka shtuar se partitë politike duhet të përqendrohen më shumë në zhvillimin e projekteve kapitale, pasi ato janë mënyra më efektive për krijimin e vendeve të punës.

“Përmes zhvillimit të projekteve kapitale, krijohen më shumë vende pune dhe me krijimin e vendeve të punës mund të ndalosh edhe ikjen e të rinjve nga vendi, duke mundësuar që ata të kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë vendase,” theksoi Raci për FrontOnline.

Raci ka theksuar gjithashtu nevojën për përkrahje më të madhe për bizneset, duke përmendur si një mundësi mbështetjeje lehtësimin nga tatimi në vitin e parë të punës për ato biznese që fillojnë të operojnë.

‘’Edhe një premtim që ishte dashur të bëhëj për përkrahjen e bizneseve duke i liruar ato nga tatimi në vitin e parë të punës’’,  tha ai.

Komento: