Njohësi i integrimeve evropiane: Raporti i Progresit konfirmoi politikën dështuese të Qeverisë

18:38 | 30 October 2024
njohesi-i-integrimeve-evropiane:-raporti-i-progresit-konfirmoi-politiken-deshtuese-te-qeverise

Sot është publikuar Raporti i Progresit për Kosovën. Ky raport shpërfaq përparimet dhe ngecjet e Kosovës, për rrugën e saj euro-atlantike.

Sipas Raportit të Progresit specifikohet se Bashkimi Evropian, e kërkon krijimin e Asociacionit pa vonesa: Drafti përputhet me Kushtetutën si dhe për të përfituar milionat e BE-së, Kosova e ka kusht zbatimin e të gjitha Marrëveshjeve të Dialogut.

E ky raport nga opozita po konsiderohet si raporti më i keq i publikuar ndonjëherë.

Ndërkaq për pozitën, po vlerësohet si raport tendencioz dhe në shpërputhje me parimet demokratike.

Njohësi i integrimeve evropiane, Dritëro Arifi, për FrontOnline, ka folur pas publikimit të Raportit të Progresit për Kosovën.

Arifi, potencon se rritja enorme e azilkërkuesve është dëshmi se politikat sociale nuk prodhojnë efekt nga  Qeveria e Kosovës.

“Rritja enorm e azilkërkuesve është dëshmi faktike që politikat sociale punësimit e mirëqenies të qytetarëve apo të rinjve kosovar nuk po prodhojnë rezultat nga qeveria e Kosovës. Është një politikë dështuese e qeverisë’’ thotë ai.

Ai po ashtu ka folur edhe mbi deklarimin e dalë nga Raporti i Progresit, ku thuhet se pa zbatimin e marrëveshjeve, Kosova nuk mund të përfitoj fonde.

‘’Pa zbatimin e të gjitha marrëveshje të zotuara në Bruksel nuk mund të ketë qasje në fondet e BE ky element ka qenë edhe në aneks të Ohrit këtë e kanë kornizuar edhe në raportin e vendit kjo politikë do të jetë edhe për Serbinë edhe Kosovës, zbatimi i marrëveshjeve mandej fitohet e drejta e alogimeve mund të mbetemi të izoluar dhe në fund do ta zbatojmë marrëveshjen’’ thotë ai.

Njohësi i integrimeve evropiane, thotë se Kosova nuk duhet të humbë kohë, sepse ajo nuk mund të rikuperohet dhe se nuk duhen të bëhen gabimet e së kaluarës.

‘’Kohën që mund ta humbim nuk mund ta rikuperojmë siç ka ndodh me demarkacionin dhe me tokat e Manastirit të Deçanit mos të bëhen këto gabime që mos të mbesim mbrapa me integrimin evropian e cila lidhet me mirëqenien e të rinjve’’ u shpreh Arifi.

Komento: