Njohësi i sigurisë: Serbia po e provokon Kosovën njëjtë si Rusia – Ukrainën

10:08 | 16 October 2024
njohesi-i-sigurise:-serbia-po-e-provokon-kosoven-njejte-si-rusia-–-ukrainen


Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala ka krahasuar provokimet e Serbisë për Kosovën me ato të Rusisë kundër Ukrainës. Shala tha për “Front Online” se nga shteti serb pritën provokime të reja. “Të njëjtat provokime i kanë bërë ushtria ruse në Ukrainë. Duhet të kemi kujdes se atakime të tjera do të ndodhin ditët në vijim dhe duhet të shtohen kapacitet e sigurisë për të evidentuar çdo situatë”, përfundoi Shala për “Front Online”.

Për këtë rast ka reaguar, edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se Serbia e ka shkelur Marrëveshjen për menaxhimin e përbashkët të pikave kufitare, duke iu referuar prezencës së katër pjesëtarë të xhandarmërisë serbe në stacionin policor kufitar në Merdarë./ Front Online

Komento: