Njohësit e ekonomisë pro reciprocitetit me Serbinë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Njohësit e ekonomisë pro reciprocitetit me Serbinë

19:31 | 10 Shkurt 2020

Njohësit e ekonomisë, reciprocitetin e shohin si hap pozitiv – AAK-ja fuqishëm kundër.

Heqja e taksës së vendosur nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj pritet të jetë një nga vendimet e para të kreut të ri të Qeverisë Albin Kurti.

Kurti taksën e vendosur për produktet serbe dhe boshnjake, në fund të vitit 2018, ka paralajmëruar se do ta zëvendësojë me reciprocitet, raporton KTV.

Vendosja e reciprocitetit, sipas njohësve të ekonomisë, është hap i vështirë.

Naim Gashi, ekonomist, vlerëson se vendosja e reciprocitetit do të duhej të bëhej pas zotimit të Serbisë se do të ndalë fushatën agresive ndaj Kosovës.

Kurse ish-kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, thotë se vënia e reciprocitetit do të ishte hapi i parë drejt njohjes së Kosovës nga Serbia.

E zëvendësimi i taksës me reciprocitet, sipas qytetarëve, do të ishte hap i duhur.

Lidhur me paralajmërimin se taksa ndaj Serbisë do të hiqet, partia e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj të martën do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme.

Në këtë mbledhje, sipas njoftimit të AAK-së, ndër të tjera, do të diskutohen hapat që do të ndërmerren për të kundërshtuar një vendim të tillë.

Komento: