Njohja e Kosovës nga Kenia, Shasha: Vuçiq takoi Ruton për ta ndaluar njohjen, dërgoi edhe delegacion të lartë atje

17:38 | 26 March 2025
njohja-e-kosoves-nga-kenia,-shasha:-vuciq-takoi-ruton-per-ta-ndaluar-njohjen,-dergoi-edhe-delegacion-te-larte-atje

Njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Demush Shasha, ka reaguar në lidhje me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Kenias, duke deklaruar se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ishte munduar që ta ndaloj një gjë të tillë.

Madje, Shasha ka shtuar se, në tetor të vitit të kaluar Vuçiq e ka dërguar një delegacion të lartë në Kenia për ta parandaluar njohjen.

‘‘Në shtator të vitit të kaluar, Vuçiq u takua me Presidentin Ruto për të ndaluar njohjen e Kosovës nga Kenia.

Në tetor ai dërgoi një delegacion të nivelit të lartë me Zonjën e Parë Tamara Vuçiç në Kenia për të parandaluar njohjen.

Sot Kenia e njohu Kosovën’’, ka shkruar ai. /Express

Komento:
loading