Njohja nga Kenia, Gërvalla s’e përmend fare Pacollin: Unë dhe Vjosa Osmani u takuam me ish-Presidentin e Kenias në 2021

18:38 | 26 March 2025
njohja-nga-kenia,-gervalla-s’e-permend-fare-pacollin:-une-dhe-vjosa-osmani-u-takuam-me-ish-presidentin-e-kenias-ne-2021

Kosova sot u njoh nga Kenia.

Kjo njohje erdhi pas asaj të Izraelit, e cila ndodhi në vitin 2021.

Lajmin për njohjen e shtetësisë së Kosovës nga shteti afrikan, e dha ish-presidenti Behgjet Pacolli.

Pas këtij lajmi, ka reaguar edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.

Me anë të një postimi në Facebook, ndonëse iu gëzua lajmit për njohje, e para e diplomacisë kosovare nuk e mori mundin ta përmend fare Pacollin.

Për më tepër, këtë njohje u mundua t’ia atribuojë vetes dhe presidentes Vjosa Osmani.

“Nga takimi i parë që kemi pasur në vitin 2021 bashkë me Presidenten Vjosa Osmani me ish-Presidentin Uhuru Kenyatta, kemi parë rrugën graduale drejt njohjes reciproke”, u shpreh ajo.

Kryediplomatja kosovare theksoi se mezi pret ndërtimin e marrëdhënieve të mirëfillta diplomatike me Republikën e Kenias dhe fillimin e bashkëpunimit mes dy shteteve tona në fusha të ndryshme.

Komento:
loading