Njomza e sfidon vajzën me pamje në ditëlindjen e saj

09:24 | 28 Shkurt 2020

Thënia ‘dardha pikë nën dardhë’ po del të jetë e vërtetë në shumicën e rasteve.

Kjo nënkupton edhe ngjashmërinë mes prindërve e fëmijëve në pamje por edhe në vese e gjeste.

Ndonëse vajza e madhe e këngëtares së njohur Shyhrete Behlulit nuk e trashëgoi talentin e nënës, ajo trashëgoi bukurinë dhe sharmin.

Njomza Martinaj edhe pse është nënë e tre fëmijëve, ajo mahnitë me linjat trupore dhe bukurinë e pakrahasueshme, shkruan Kosovarja.

Stili i saj është unik, eleganca nuk i mungon asnjëherë, derisa merr gjithë vëmendjen në paraqitjet e saj.

Ajo ka befasuar edhe sot me pozat e saj, në ditën që vajza e madhe Elira, ka festuar ditëlindjen.

Ndonëse vajza i është rritur dhe zbukuruar, Njomza ia kalon edhe asaj, duke shkëlqyer me pamjen.

Komento: