NjSI të mërkurën paralajmëron protestë, të pakënaqur me shtesat që i ka ndarë Qeveria për ta

18:01 | 27 Tetor 2023
njsi-te-merkuren-paralajmeron-proteste,-te-pakenaqur-me-shtesat-qe-i-ka-ndare-qeveria-per-ta

Njësia Speciale Intervenuese (NjSI) ka paralajmëruar protestë për të mërkurën e 1 nëntorit.

Protesta e NjSI-së vije si pakënaqësi me shtesat e rrezikshmërisë që Qeveria e Kosovës ka ndarë në mbledhjen e së premtes për ta.

RTV Dukagjini ka siguruar edhe dokumentin i cili konfirmon lajmërimin për tubim publik të drejtuar Stacionit Policor “Qendra Prishtinë”.

Në lajmërim thuhet se vendi i protestës do të jetë sheshi “Skënderbeu” (para objektit të Qeverisë) në Prishtinë me fillim nga ora 12:00 deri në 12:30.

Komento: