Nkunku te Chelsea, arrihet marrëveshja për kontratën dhe shumën e transferimit

15:40 | 28 November 2022

Chelsea ka bërë transferimin e parë për edicionin 2023/24, pasi ka arritur marrëveshje me RB Leipzigun për Christopher Nkunku, raporton Fabrizio Romano.

Blutë e Londrës ka kohë që janë në bisedime me sulmuesin francez, por që tani duket se e kanë mbyllur marrëveshjen.

“Chelsea është afër marrëveshjes me Christopher Nkunku”, raporton eksperti i transferimeve.

“Testet mjekësore janë kryer tashmë siç është raportuar në shtator, marrëveshje me Leipzig për më shumë se 60 milionë euro është arritur dhe një mënyrë lehtë e pagesës”.

“Marrëveshja afatgjatë u dakordua duke filluar nga qershori i vitit 2023. Është koha për të nënshkruar kontratat”, bën të ditur Romanom, përcjell telegrafi.

Komento: