Nuk e fsheh më, ja ku dëshiron të transferohet Messi

09:19 | 07 Gusht 2021

Pas largimit nga Barcelona, Lionel Messi duket se ka gjetur ekipin e ri.

Messi ka informuar Paris Saint-Germain se është gati të bashkohet me klubin, zbulon RMC Sport, përcjell Orainfo.

Pala franceze po përgatit një kontratë dyvjeçare me një mundësi për të zgjatur edhe një sezon tjetër dhe Sky Sport Italia pretendon se ai do të fitojë plotë 35 milionë euro në sezon.

Messi, 34 vjeç, ka qenë një agjent i lirë që kur afati i tij i mëparshëm përfundoi më 30 qershor./ORAinfo/

Komento: