Vaki të rralla ndodhi shpeshherë në Kosovën tonë të dashur.
Një e tillë ka ndodhur sot në fshatin Mesbardh të Fushë Kosovës.
Treni që ishte në lëvizje është detyruar të ndalet në rrugë pasi që një person e kishte parkuar në shinat e trenit për disa minuta.
Pas afro 10 minutash pritje, pronari i furgonit me ngjyrë të verdhë e ka larguar mjetin e tij nga binarët duke bërë që treni të vazhdojë rrugën.