Nol Nushi: Këta janë nxënësit që e ngelën Kosovën në testin PISA

15:43 | 05 Dhjetor 2023
nol-nushi:-keta-jane-nxenesit-qe-e-ngelen-kosoven-ne-testin-pisa

Anëtari i Partisë Socialedemokrate, Nol Nushi ka ironizuar me Qeverinë Kurti pas publikimit të rezultateve për testin PISA, ku Kosova është ranguar më dobët se vitin 2014 e 2018.

Nushi në llogarinë e tij në Facebook, ka publikuar fotografi të një vizite që kryeministri Kurti së bashku me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavcin e kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqi kanë zhvilluar në një shkollë.

Duke ironizuar me rezultatin ai ka shkruar “EKSKLUSIVE 👇 Këta janë nxënësit që e ngelën Kosovën në testin PISA. Turp!”, shkroi ai në Facebook .

Komento: