Nora apo Roberti, ja kush e dorëzoi padinë në gjykatë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Nora apo Roberti, ja kush e dorëzoi padinë në gjykatë

19:54 | 29 Gusht 2019

Ishte Nora apo Roberti ai që dorëzoi padinë në gjykatë.

Këngëtarja Nora Istrefi, ka dorëzuar padi në gjykatë për divorc nga Robert Berisha. Është zbuluar se padia është bërë dy javë më parë në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Disa ditë pas dorëzimit të padisë, Robert Berisha, ka njoftuar se është ndarë me Nora Istrefin.

“Padia është dorëzuar dy javë më parë në Gjykatë. Arsyeja e kësaj është se Robert Berisha, është abuzues dhe është në lidhje jashtëmartesore me një modele nga Prishtina”, ka thënë ky burim.

Ky burim ka thënë se çifti i famshëm i showbizit ka më shumë se një vit që nuk kanë bashkë.

E pyetur në qershor të këtij viti ajo ishte shprehur se janë më se të dashuruar.

“Ne vazhdojmë me qenë të dashuruar, me qenë prindër dhe bashkë të lumtur”, ka thënë Nora.

Edhe pse kanë 13 vite së bashku, fundi i këtij rrugëtimi nuk ishte i paraparë të ndodhte në këtë vit. Në vitin 2014 në një emision Roberti i kishte thënë asaj ‘mu ke bo si motër’, ndërsa përgjigjja e saj ishte ‘Si motër shpirt a, ani kur dush e kryjmë këtë far pune’.

Gjatë prezencës së Robertit në ‘Dance With Me’, u vërejt edhe mungesa e suportit të kësaj të fundit ku u arsyetua se ajo programin e konsideron si biznes.

“Nora e sheh garën e tij në DWM, e përcjell, por nuk më poston mua, nuk e poston Renen, as nuk poston dikë tjetër që nuk ka të bëjë me biznesin e saj. Ajo, Instagramin e ka thjesht për biznes”, – tha Roberti.

Duket se dyshja përpos biznesit me rrjete sociale e kishin edhe me realizimin e këngëve ku dukeshin më të dashuruar se kurrë.

Të zhveshur e me skena erotike ata publikuan dy këngë në vitin 2014 e 2017, të titulluara ‘Baby jem’ dhe ‘Ska inat’.

Në këngën e fundit të publikuar nga ajo, mesazhet dukeshin tejet të koduara e të cilat ishin tejet të pakuptueshme.

“A jena nda”, “ke gabu, ke gabu”, ishin disa prej këtyre kodeve që lanë emigmën të pazgjidhur.

Detaji tjetë i cili ngatërroi mendjen e publikut ishte edhe fotosesioni i Robert Berishës me Zana Berishën./Insajderi

Komento: