Nora është njëra ndër femrat me të dashura për publikun.
Ajo është e martuar me Robert Berishën dhe tanimë kanë një vajzë të quajtur Renee.
Vajza e dy artistëve të njohur shqiptarë, Nora Istrefit dhe Robert Berishës, Renee, sot feston ditëlindjen e saj të katërt.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Roberti, i cili ka vendosur që publikisht ta urojë i pari bijën, përcjell rtv21.
“Urime ditëlindja evlad, te don babi fort”, ka shkruar ai në një fotografi të publikuar në rrjetin social.
Pas këtij imazhi, Roberti ka ripublikuar edhe një fotografi me Norën dhe Reneen, që është publikuar nga një llogari e fansave të Nora Istrefit.
Renee, ani pse vetëm katër vjeçare, në videot e publikuara herë pas herë nga Roberti e Nora, shihet që ka trashëguar talentin e prindërve dhe ku i dihet në të ardhmen mund të bëhet pjesë e estradës.
Nora dhe Roberti janë martuar në shtator të 2014-së dhe nga kjo martesë kanë vetëm Reneen.