Nora e veshur e tëra me të zeza, publikon foton më të ëmbël me Reneen – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Nora e veshur e tëra me të zeza, publikon foton më të ëmbël me Reneen

15:34 | 31 Dhjetor 2018

Nora uron Vitin e Ri me këto fotografi .

Nora Istrefi është në mesin e femrave më të bukura të estradës, e cila është pjesë e përditshme e mediave rozë. Krahas angazhimeve, Nora është një nënë e përkushtuar dhe shumë shpesh publikon fotografi të bukura me vajzën e saj, Renee.

Edhe Renee u bë pjesë e mediave rozë, falë famës së nënës e së babait, të dy emra të njohur në skenën muzikore, shkruan rtv21.tv Nora publikoi disa fotografi të bukura me të nga fotosesioni mahnitës, e gjithë vëmendja shkon te bukuroshja e vogël, Renee.

“Urime Viti i Ri 2019. Nga une dhe princesha ime Renee. Gezuar”, shkroi ajo sipër fotografive. Nora dhe Roberti në vitin 2014, e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë, kurse në vitin 2015 ata u bënë prindër të një vajze që e pagëzuan me emrin Renee.

Komento: