Nora Gjakova e fiton medaljen e bronztë në Grand Slam i Baku

16:24 | 04 November 2022

Grand Slam i Baku: Nora Gjakova e fiton medaljen e bronztë.

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Të bronztën, Nora e siguroi pasi e mposhti xhudisten belge, Mina Libeer, në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Gjakova e nisi ditën pa ndeshje në raundin e parë, ndërsa në të dytin e mposhte me ‘ippon’ xhudisten gjermane, Bellhaus.

Me këtë fitore, xhudistja jonë u kualifikua në çerekfinale ku u ndesh me britaniken, Lele Nairne, prej të cilës humbi.

Por, Nora shkoi në repesazh dhe aty fitoi ndeshjen e parë ndaj italianes Veronica Tonioli, për të triumfuar më pas kundër Mina Libeer dhe për të rrëmbyer të bronztën.

Vlen të ceket se disa ditë më parë, Nora fitoi medaljen e argjendtë në Grand Slamin në Abu Dabi.

Në Grand Slamin e Bakut, Kosovën do ta përfaqësojë edhe xhudistja, Loriana Kuka, e cila do të ndeshjet të dielën, në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Komento: