Nora Istrefi nëpërmes kësaj fotos paraljmëron projektin e radhës

13:57 | 16 Qershor 2020

Nora Istrefi përgatitet për projektin e radhës, fotografohet në studio muzikore.

Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi, vazhdon të sjell projekte e bashkëpunime nga më të ndryshmet.

Ajo përpos muzikës, është aktive në rrjete sociale duke publikuar kështu imazhe atraktive nga jeta e përditshme.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Nora është fotografuar në një studio muzikore, duke bërë të ditur se është gati për këngën e radhës.

Imazhin e ka publikuar producenti i njohur, Mixey, i cili ka paralajmëruar se janë duke punuar në një projekt veror.

“Vibe veror me shoqen time, Nora Istrefi”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.

Theksojmë se para pesë muajsh këngëtarja ka publikuar këngën “Anna”, në bashkëpunim me reperin Gjiko.

Komento: