
Nora Istrefi, ka kohë që është pjesë e skenës muzikore.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi është ndër femrat më të pëlqyera dhe të komentuara të showbiz-it vendor, shkruan rtv21.tv .

Nora është shumë aktive në rrjetin social Instagram, ku vazhdimisht ndan me ndjekësit e saj fotografi dhe video nga puna dhe përditshmëria e saj.
Së fundmi, këngëtarja publikoi një fotografi në të cilën duket mjaft tërheqëse në veshje sportive.

Ndryshe, “Jena Nda” është projekti i fundit muzikor që Nora e solli në bashkëpunim me këngëtarin, Irkenc Hyka. Kënga është publikuar në fund të muajit korrik dhe deri tani numëron mbi katër milionë klikime në Youtube.
