Nora shfaqet pa pikë grimi, befason me pamjen

20:58 | 27 Dhjetor 2020

Nora Istrefi duket mjaft bukur edhe pa grim në fytyrë

Nora Istrefi ka publikuar një imazh ku shihet pa grim.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, e ka rrëmbyer sërish vëmendjen e ndjekësve, shkruan lajmi.net.

Ajo së fundmi ndau me ndjekësit e saj një foto të fytyrës të cilën e postoi në Instastory.

Nora në imazh shihet të jetë pa grim fare teksa fytyra e saj dukej mjaft e freskët.

Këngëtarja nuk ka qenë aktive këto kohë me ndonjë projekt muzikor mirëpo është shumë aktive dhe fotot e saj po pëlqehen mjaft shumë nga fansat e saj.

Komento: