Notat e lojtarëve: Everton 1-3 Man Utd

16:17 | 07 Nëntor 2020

Everton 1-3 Man Utd, notat e lojtarëve: Fernandes i jashtëzakonshëm, vlerësohen lartë edhe Rashford e Cavani.

Manchester United ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Evertoni 1-3.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer ka triumfuar në Goodison park përkundër që e pa vetën në disavantazh në minutën e 20-të kur shënoi Bernard.

Gjithsesi me dy golat nga Bruno Fernandes dhe një tjetër nga Edinson Cavani, United mori tri pikë të arta nga ky udhëtim.

Mesfushori portugez, Bruno Fernandes ishte i jashtëzakonshëm në këtë sfidë me dy gola e një asistim.

Ai është shpallur lojtari i ndeshjes pasi ka marrë notën më të lartë.

Paraqitje të mirë patën edhe Marcus Rashford, Luke Shaw e Edinson Cavani.

Te vendasit lojtari më i dalluar ishte braziliani Bernard, teksa nota më e ulët shkoi për portierin Pickford.

Komento: