Notat e lojtarëve: Hellas Verona 1-1 Juventus

23:10 | 27 Shkurt 2021

Hellas Verona 1-1 Juventus, notat e lojtarëve.

Juventusi nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në udhëtim te Hellas Verona në kuadër të javës së 24-të në Serie A.

Zonja e Vjetër ishte afër një fitore të madhe në udhëtim, por në fund pranoi gol dhe u desh të kënaqej me një pikë.

Golat në këtë barazim u shënuan nga Antonin Barak (77’) për vendasit dhe Cristiano Ronaldo (49’) për mysafirët.

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushori i Juves, Rodrigo Bentancur, i cili u notua me 7.6.

Në anën tjetër nota më e ulët shkoi për mesfushorin vendas, Stefano Sturaro që u vlerësua me notë 6.3

Notat e lojtarëve:

Komento: