Reali i Zidane është mposhtur nga Valencia.
Valencia ka regjistruar fitore (2-1) kundër Real Madridit në Mestalla, në ndeshjen e xhiros së 30-të në kampionatin spanjoll.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 35-të të takimit. Goncalo Guedes pranoi një pasim të shkurtër nga Carlos Soler dhe shënoi një gol të bukur në portën e Keylor Navas.
Në pjesën e dytë të ndeshjes u shënuan edhe dy gola.
Ishte Ezequiel Garay që në minutën e 83’ shënoi për 2:0.
Real Madrid në fund të ndeshjes arriti të ngushtonte epërsinë në 2:1, me një gol të shënuar me kokë nga Karim Benzema.
Notat e lojtarëve për paraqitjen në këtë ndeshje i gjeni në pjesën e mëposhtme.