Novobërdë/ Arrestohet një serb për armëmbajtje pa leje

00:02 | 14 Shtator 2024

Me datën 13.09.2024 Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Novobërdë përmes rrugëve operative kanë pranuar informacion se një person në fshatin Bushincë, komuna e Novobërdës është duke ecur nëpër fshat i cili dyshohet se me vete posedon një armë.

Policia ka identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin M.J. (viti i lindjes 1961, mashkull kosovar serb). Gjatë kontrollit në brez i është gjetur dhe konfiskuar një (1) revole e tipit Cervena Zastava, një (1) karikator dhe tetë fishekë.

“Me leje nga Prokurori i Shtetit është realizuar edhe një kontrolle në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar edhe dymbëdhjetë (12) fishekë të kalibrit 7.62 mm.
I dyshuari pas shoqërimit në Stacioni Policor në Novobërdë është intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe ndaj tij me urdhër të Prokurorit të Shtetit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’’”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Komento: