Bëri bujë të madhe me dasmën e saj.
Gresa Behluli ka treguar se nuk ka arritur t’i vesh të gjitha fustanet në kanagjeq andaj i ka treguar në Instagram.
Këngëtarja Gresa Behluli i ka publikuar disa foto të reja në Instagram tek të cilat ka treguar se veshjet që i ka aty nuk ka arritur që t’i vesh në kanagjeq pasi ka pasur shumë, shkruan lajmi.net.
“Pershendetje miq te mi, kjo eshte nje veshje e realizuar per kanagjegjin tim ,po nuk mrri me vesh per shkak qe kisha edhe fustane tjera. Jane veshje kombetare me motive te veshjeve te Shqiperise se jugut te kombinuara me modernen. Jam mundu me ofru sa ma shume modele se qysh mundet me u dok nje nuse tipike shqiptare”, ka shkruar ajo pranë njërit postim.
“Kjo eshte nje xhublete me motive te veshjeve te jug-veri.Edhe kjo u realizu per kanagjegj po nuk kom mrri me vesh, prandaj vendosa me e sjell tek ju , te pakten me pa ne foto qe u realizuan tek Lidhja e Prizrenit. Jam mundu me ofru sa ma shume modele se qysh mundet me u dok nje nuse tipike shqiptare”, ka shkruar pranë tjetrit postim.
Ajo e ka kurorëzuar javën e kaluar dashurinë me martesë me Lulzim Ibrahimin i cili njihet më mirë si zyrtar i lartë i klubit të basketbollit të Z Mobile Prishtina