Ministrat dhe deputetët e Listës Serbe marrin paga dhe nuk dalin në punë.
Mijëra euro po i kushtojnë buxhetit të Kosovës zëvendëskryeministri, ministrat dhe deputetët e Listës Serbe ani pse ata kanë bojkotuar institucionet e Kosovës që nga 26 marsi pasi ishte arrestuar shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Ndërkohë, Shoqëria Civile po kërkon që të ndryshohet rregullorja e Kuvendit e cila ua lejon deri në gjashtë muaj mungesën në Kuvend, deputetëve.
Ka dhjetë muaj që nuk ka dalë rregullisht në punë.
Por ministri i bujqësisë, Nenad Rikallo, sikur edhe të tjerët nga Lista Serbe nuk kanë hequr dorë nga beneficionet e shtetit të Kosovës.
Kjo pasi Lista serbe, subjekti kryesor politik i serbëve të Kosovës, vendosi të largohet nga qeveria e kryeministrit Ramush Haradinaj, gjatë muajit mars të këtij viti.
Madje Nenad Rikallo nuk doli as të martën të raportojë para Komisionit për Bujqësi, lidhur me buxhetin e Ministrisë së Bujqësisë për vitin 2019.
Zëvendësi i tij, Mevludin Krasniqi, u mundua ta arsyetojë ministrin e Listës Serbe.
Rikallo bashkë me zëvendëskryeministrin Dalibor Jevtiq dhe ministrin e Administratës dhe Pushtetit Lokal, Ivan Tedosijevic kanë marrë goxha para nga kuleta e shtetit.
Të tre bashkë buxhetit të Kosovës i kanë kushtuar 65 mijë euro mijë euro ani pse kanë bojkotuar institucionet e vendit.
Edhe dhjetë deputetët e Listës Serbe që nga 22 nëntori nuk kanë marrë pjesë në seancat e Kuvendit të Kosovës.
Këtë e konfirmoj për T7 edhe sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Ismet Krasniqi.
Megjithatë deputet serb ja kanë harxhuar 14,888 mijë euro buxhetit të shtetit.
Për këtë hulumtuesi i lartë i KDI-së, Artan Murati thotë se kanë ngritur zërin shpesh, por që deputet nuk kanë vullnet për ta bërë një gjë të tillë.
Lista serbe u largua nga qeveria e Kosovës pasi që institucionet e Kosovës, më 26 mars, kishin arrestuar shefin e zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.