Nuk dëshirojnë mbylljen e shkollave, protestojnë banorët e Kamenicës

13:25 | 21 October 2019

Nuk dëshirojnë të iu mbyllen shkollat.

Banorët e Busavatës së Kamenicës, sot kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, kundër reformës së iniciuar nga kryetari i kësaj komune, Qendron Kastrati për mbylljen e disa shkollave në këtë komunë.

Drejtori i shkollës fillore “Hasan Prishtina”, në Busavatë, Abedin Maliqi, tha se si qytetarë do t’i thonë jo mbylljes së shkollës.

Duke e konsideruar si të padrejtë vendimin e mbylljes së shkollave, ai kërkoi të kthehet librat e ditarët në shkollat e tyre.

Ai theksoi se nuk janë kundër reformës, por jo atyre reformave që çojnë në mbyllje të shkollave.

Kurse, përfaqësuesi i shkollës “7 shtatori”, në Krilevë, tha se janë kundër këtij vendimi që çon në mbyllje të dy shkollave që kanë më shumë se 100 nxënës.

E përfaqësuesi i prindërve të Busavatës, Feim Maliqi, ka thënë se fëmijët nuk janë duke ndjekur mësimin.

Madje ai tha se policia për shkak të protestave që kanë mbajtur i kanë arrestuar vetëm përse po kërkojnë të mos mbyllen shkollat.

Protestuesit kanë paralajmëruar protesta deri në vendimin e radhës

Komento: