Nuk dëshiron ta shohë me sy, Unai kërkon largimin e këtij lojtari nga Arsenali

10:16 | 14 Janar 2019

Unai Emery, është i interesuar që Mesut Ozil të largohet nga Arsenali në mënyrë që të lirojë vendin lojtarëve të ri në afatin në janar, thotë Daily Mail përcjell ORAinfo.

Ozil s”ka qenë në formë të mirë nën urdhrat e trajnerit Emery dhe ishte lënë jashtë skuadrës së Topçinjve për humbjen e së shtunës në West Ham.

Dhe ata që janë përgjegjës në Emirates kuptojnë se menaxheri ka humbur besimin tel lojtari i tij dhe e kërkon atë të largohet para fundit të muajit./ORAinfo/

Komento: