Nuk dha asgjë për klubin, Hazard drejt largimit nga Reali

23:29 | 14 Tetor 2021

Situata e Eden Hazard në kryeqytetin spanjoll po ndërlikohet gjithnjë e më shumë.

Lëndimet dhe paraqitja e tij e dobët në momentet e vështira në Real Madrid e kanë bërë atë, për shumë njerëz, një nga nënshkrimet më të këqija në historinë e klubit, përcjell ORAinfo.

Ai kurrë nuk u bë ylli i klubit pas largimit të Cristiano Ronaldos dhe, me Kylian Mbappe afër arritjes në Santiago Bernabeu, gjithçka tregon se ditët e tij janë drejtë fundit në klub.

Anësori belg ka pasur pak ndikim që nga ardhja e tij. 5 gola dhe 9 asistime në 51 ndeshje të luajtura, shifra shumë të dobëta që nga viti 2019. Larg asaj që ai arriti në LOSC Lille dhe Chelsea. Skuadra merengue do të përpiqet të dalë nga ajo në tregjet e ardhshme me synimin për të liruar një hapësirë në skuadër për nënshkrimet që Florentino Perez dëshiron të bëjë (Mbappe, Haaland, Ferran Torres, Chiesa), për talentet e rinj që janë në skuadër (Vinícius, Rodrygo plus ata të huazuar) dhe për të marrë një shumë të mirë parash për të, edhe pse duket e pamundur as të afrohesh me 160 milionë që paguanin për të në atë kohë.

Nga ana tjetër, Hazard synon të largohet sepse nuk ndihet rehat në Madrid. Edhe pse ëndrra e tij ishte të luante në Santiago Bernabeu, tre sezonet e tij kanë qenë shumë të dobëta dhe shumë gjëra do të duheshin të ndodhnin që të dyja palët të ndryshonin mendje. Një shitje e nevojshme për të gjithë./ORAinfo/

Komento: