Nuk dihet se çfarë do të bëhet me Lotarinë e Kosovës

17:34 | 28 March 2019

Mospajtime në Kuvendin e Kosovë, pasi që nuk është e qartë çfarë do të bëhet me Lotarinë e Kosovës.

Kuvendi mori vendim fillimisht që shqyrtimi i parë i projektligjit dhe pas miratimit t’i dërgohet komisionit përkatës në mënyrë që shqyrtimi i dytë të bëhen prapë sot në ora 18:00.

Në emër të Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa, Lumir Abdixhiku kishte paqartësi rreth neneve për Lotarinë e Kosovës, se a duhet shfuqizuar gjithë ligji për nenet e Lotarisë së Kosovës apo vetëm nenet e lojërave të fatit.

Edhe deputeti i PDK-së, Nait Hasani ka thënë se është e paqartë se si po tentohet që Lotaria e Kosovës të përjashtohet nga Ligji që pritet të krijohet për mbylljen e lojërave të fatit.

Ai ka thënë se dikush po tenton që ta centralizojë punën e lojërave të fatit, duke i mbyllur të gjitha dhe duke ia lënë veç dikujt- duke iu referuar Lotarisë së Kosovës.

Komento: