
Miralem Pjanic, është ende duke bërë presion për një kthim në Serie A nga Barcelona, por me Juventusin të bllokuar, mund të jetë Fiorentina ose Roma skuadrat që munden ta rrëmbejnë atë.
Reprezentuesi i Bosnje dhe Hercegovinës është një i përjashtuar në Camp Nou vetëm një vit pas transferimit të tij në një shkëmbim me Arthur Melo, pasi ai kurrë nuk ishte pjesë e planeve të trajnerit Ronald Koeman, përcjell ORAinfo.
Ai dëshiron një kthim në futbollin italian, ku kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij, dhe veçanërisht një ribashkim me Max Allegri në Juve.
Sidoqoftë, Bianconerët nuk mund të sjellin askënd tjetër as në huazim derisa Aaron Ramsey të shitet i pari dhe nuk duket se ka shumë blerës.
Prandaj Pjanic ka filluar të shikojë diku tjetër, pasi një rikthim te Roma e Jose Mourinhos mund të jetë një opsion, edhe pse tifozët nuk do të ishin shumë mikpritës për një njeri që i la ata për në Juve duke aktivizuar klauzolën e lirimit në kontratën e tij.
Lidhja intriguese dhe gjithnjë e më e fortë është me Fiorentinën, me Gazzetta dello Sport që raporton se toskanët janë vërtet në garë për Pjanic./ORAinfo/