Nuk do ta besoni, ja ku po transferohet Robben

17:00 | 08 Maj 2019

Robben do ta ndryshojë ambientin.

E ardhmja e Arjen Robben mund të jetë te Benfica. Holandezi fluturues i cili ka vendosur të largohet nga Bavaria në fund të këtij sezoni ka zgjedhur pikërisht “shqiponjat” e Lisbonës për të vazhduar karrierën.

Lajmin befasues e jep e përditshmja gjermane Bild e cila qëndron shumë afër aktualitetit bavarez.

Robben pëlqehet edhe në Holandë nga Groningen mbi të gjitha por edhe nga Ajax dhe PSV Eindhoven, gjithsesi mesa duket 35-vjeçari preferon Benficën dhe do të jetë Portugalia destinacioni i tij i ardhshëm në karrierë.

Komento: