Nuk do ta besoni, ja ku po transferohet Strurridge

22:43 | 13 Gusht 2019

Atalanta, janë ndër klubet që thuhet se po ofrojnë një kontratë për sulmuesin, Daniel Sturridge.

Ai mbush 30 vjeç muajin tjetër dhe është i disponueshëm pasi skadoi lidhja e tij me Liverpoolin, përcjell ORAinfo.

Sipas The Times, Atalanta janë një nga shumë palët që kanë përparuar me një propozim për lojtarin.

Calciomercato.it pretendojnë se kushtet personale për ofertë nga Orobici janë 1.4 milion € në vit plus shpërblime.

Kërkesat e tij besohet të jenë 3 milion euro në vit dhe ai ka një ofertë superiore në tryezë nga Fenerbahce, por Atalanta janë në Ligën e Kampionëve për herë të parë në historinë e tyre./ORAinfo/

Komento: