Nuk do ta besoni, ja sa i ka kushtuar Chelseat shkarkimi i trajnerëve – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Nuk do ta besoni, ja sa i ka kushtuar Chelseat shkarkimi i trajnerëve

19:24 | 22 Maj 2019

E pabesueshme sa shumë i ka kushtuar Chelseat shkarkimi i trajnerëve.

Vetëm pak ditë më parë, Chelsea e humbi gjyqin me trajnerin italian, Antonio Conte, të cilit do t’i paguajë një dëmshpërblim prej 9 milionë paundësh për prishje të njëanshme të kontratës.

Po t’u bësh një analizë të shpejtë vendimeve të manjatit rus, Roman Abramovich gjatë epokës së tij të Chelsea del qartë që vetëm për të dëmshpërblyer trajnerët e shkarkuar ka shpenzuar 92.9 milionë paundë. Janë në fakt emra të rëndësishëm të trajningut, që nga Ranieri, Mourinho e shumë të tjerë, që janë paguar me shumë të mëdha për prishjen e kontratës në mënyrë të njëanshme nga drejtuesit e Chelsea-t.

A është radha e Maurizo Sarrit? Trajneri italian është shprehur se dëshiron të qëndrojë te Chelsea, por gjithçka do të varet nga rezultati i finales së Europa League-s.

Ndoshta Abramovich e ka vendosur edhe shkarkimin e Sarrit e pret thjesht përfundimin e sezonit, sepse ka treguar se nuk e ka problem të shpenzojë shuma të madhe për trajnerët kur i largon nga detyra, ndoshta edhe me prepotencë.

Trajnerët e shkarkuar nga Abramovich:

Komento: