Neymar ka pagë më të madhe se të gjithë futbollistët e Atalantas.
PSG ka një status krejtësisht tjetër kur bëhet fjalë për kundërshtarët e tyre në çerekfinale të Europa Ligë, Atalanta sidomos në paga.
Dy skuadrat do të përballen në ndeshjen e parë të “Finalja 8” që do të mbahet në Lisbonë të mërkurën në mbrëmje.
Paris Saint-Germain tashmë ka udhëtuar në Portugali ku është vendosur në Faro, derisa La Dea pritet që të jetë baza e skuadrës nga Bergamë që do të udhëtojnë të hënën.
La Gazzetta dello Sport ka bërë një analizë financiare të këtyre klubeve dhe ka hasur në statistika interesante.
Sipas këtij raporti, paga e brazilianit është 36 milionë euro në vit, kurse top përfituesit më të mëdhenj në skuadrën e Atalantas janë Papu Gomez, Josip Ilicic dhe Duvan Zapata marrin 1.2 milionë euro në vit, përfshirë bonuset.
Kjo tregon se Neymar ka pagë më të madhe sa tërë lojtarët e Atalantas.