Galatasaray ka synim Ilkay Gundogan
Ekipi turk, Galatasaray synon transferimin e Ilkay Gundogan.
Magjistari i mesfushës së Man City, Ilkay Gundogan mund të jetë në prag të largimit nga ‘Etihad’.
Sipas The Sun, Galatasaray e ka bërë Gundogan objektivin e tyre kryesor, përcjell lajmi.
Klubi turk ka kaluar së fundmi një afat fantastik transferues veror dhe synon të sjellë gjermanin në skuadrën e tyre në dritaren e ardhshme.
Kontrata e turkut me pasaportë gjermane skadon në vitin 2023 dhe Galatasaray do të kërkojë të marrë shërbimet e tij duke pasur parasysh se mandati i tij në Mançester po i vjen fundi.
Mbetet të shihet nëse do ndodh lëvizja e tij në Turqi./Lajmi.net/