
Ganja feston ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjet mbushi sot.
Ganja feston ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjet mbushi sot 24 minuta më herët Urim të veçantë i bëri mikja Sot është datë e shënuar për këngëtaren e mirënjohur, Ganimete Abazi-Ganen. Këngëtarja sot feston ditëlindjen dhe mbushi 42 vjet, shkruan rtv21.
Në ditën e saj speciale, Ganja do të marrë urime të shumta nga më të dashurit e saj. Në instagram, ku numëron 6 mijë e 736 ndjekës këngëtarja shpërndau urimet që filluan t’i vijnë për ditëlindje. Urim të bukur Ganes i bëri këngëtarja dhe mikja e saj, Violeta Kajtazi.
Përmes një imazhi të bukur ajo e uroi këngëtaren për ditëlindje. “Urime ditëlindjen oj Gnaushë o rrushë”, shkroi Violeta krahas imazhit.
Ganimete Abazi është lindur më 25 dhjetor të vitit 1977 në Prishtinë. Ajo është këngëtare e mirënjohur, e cila e ka filluar karrierën më shumë se dy dekada më parë. Disa nga këngët e saj janë: “Balluke balluke”, “Pranvera behet vjeshte”, “U knaqem tu knaq”, “S’jam per aventur”, “Çika e tezës”, në bashkëpunim me Pro Band, “Yll fare”, etj. Projekti i fundit i këngëtares është “Kanagjeqi i motres”, në bashkëpunim me Pro Band, i cili është publikuar më 04 korrik.

