Nuk do ta besoni sa vjet mbushi sot Ganja – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Nuk do ta besoni sa vjet mbushi sot Ganja

09:49 | 25 Dhjetor 2019

Ganja feston ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjet mbushi sot.

Ganja feston ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjet mbushi sot 24 minuta më herët Urim të veçantë i bëri mikja Sot është datë e shënuar për këngëtaren e mirënjohur, Ganimete Abazi-Ganen. Këngëtarja sot feston ditëlindjen dhe mbushi 42 vjet, shkruan rtv21.

Në ditën e saj speciale, Ganja do të marrë urime të shumta nga më të dashurit e saj. Në instagram, ku numëron 6 mijë e 736 ndjekës këngëtarja shpërndau urimet që filluan t’i vijnë për ditëlindje. Urim të bukur Ganes i bëri këngëtarja dhe mikja e saj, Violeta Kajtazi.

Përmes një imazhi të bukur ajo e uroi këngëtaren për ditëlindje. “Urime ditëlindjen oj Gnaushë o rrushë”, shkroi Violeta krahas imazhit.

Ganimete Abazi është lindur më 25 dhjetor të vitit 1977 në Prishtinë. Ajo është këngëtare e mirënjohur, e cila e ka filluar karrierën më shumë se dy dekada më parë. Disa nga këngët e saj janë: “Balluke balluke”, “Pranvera behet vjeshte”, “U knaqem tu knaq”, “S’jam per aventur”, “Çika e tezës”, në bashkëpunim me Pro Band, “Yll fare”, etj. Projekti i fundit i këngëtares është “Kanagjeqi i motres”, në bashkëpunim me Pro Band, i cili është publikuar më 04 korrik.

Komento: