Nuk do ta besoni se çfarë thoshte Kurti në vitin 2020 për marrëveshjen e Avdullah Hotit në Uashington

18:08 | 28 January 2025
nuk-do-ta-besoni-se-cfare-thoshte-kurti-ne-vitin-2020-per-marreveshjen-e-avdullah-hotit-ne-uashington

Se kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë mandatit të tij nuk ka realizuar premtimet që ka dhënë është kuptuar, por që Kurti të “lëpij atë që ka pështy” kohë më parë, tashmë është bërë rutinë.

Këtë Kurti e bëri sot ku e lëvdoi marrëveshjen e Uashingtonit të arritur me 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë, e nënshkruar kjo mes kryeministrit të atëhershëm Avdullah Hoti dhe presidentit amerikan, Donald Trump

Kurti një intervistë të dhënë së fundi për gazetën spanjolle “El Mundo”, është pyetur mbi presidencën e Trumpit.

“Kosova ka një marrëdhënie të fuqishme bilaterale me Shtetet e Bashkuara, bazuar në përkushtimin e saj të vazhdueshëm për sovranitetin tonë dhe integrimin tonë në BE e NATO. Gjatë mandatit të Trump, marrëveshjet ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ishin priotet ta promovuar stabilitetin, ndërsa administrate Biden fuqizoi institucionet demorkatike në Ballkan. Edhe pse këto dallime reflektojnë ndryshime në qasje, nuk besoj që ShBA-të ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj Kosovës; ne punojmë ngushtë me Uashingtonin” , tha Kurti.

Por, në kohën kur kjo marrëveshje ishte arritur dhe vlerësohej si një ndër arritjet më të mëdha që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës, Kurti foli zi e terr për të.

Komento:
loading