“Nuk do ta kapja kurrë një armë në dorë”, publikohet intervista e Albin Kurtit menjëherë pas rënies së Jasharajve

19:45 | 12 Tetor 2021

Opinionisti dhe gazetari, Valon Syla, i ka publikuar edhe një herë një intervistë të vjetër kryeministrit Albin Kurti, për mediat e huaja menjëherë pas rënies heroike të Jasharajve në Prekaz.

Në këtë video, Kurti thotë se kurrë pushkën nuk do ta kapë në dorë.

Syla në një postim në Facebook ka shkruar se Albin Kurti është një gënjeshtar i madh.

“Albin Kurti është rrenc i madh. Follirant… Për pos kësaj është i regjistruar edhe si veteran i rrejshëm, me ndihmën e do komandatave klloshar.. Pak pas rënies heroike të Jasharajve, në flakë të luftës, dëgjone me vesh të juaj, e me sy këtë video, qysh ka bo be, që kurr pushkën në dorë se kap… sot thotë pyetni komandantat a kam qenë në UÇK”, ka shkruar Syla.

Ndryshe disa nga komandantët e UÇK’së, ditë më parë kanë pretenduar se Albin Kurti ka qenë pjesë e UÇK’së.

Komento: