Nuk do të besoni, çdo 41 sekonda në botë shitet një veturë ‘Golf’

09:50 | 03 April 2019

Çdo 41 sekonda në botë shitet një veturë ‘Golf’.

I lindur për të zëvendësuar Volkswagen Beetle, sot vetura Volkswagen Golf, që festoi 45-vjetorin e krijimit, është në gjeneratën e saj të shtatë, ndërkohë që në horizont duket edhe Golf 8.

Një histori e shpikjeve të mëdha teknologjike.Më poshtë renditen disa fakte interesante për këtë makinë:

— Më 29 mars 1974 dilte nga fabrika e Volfsburgut (Gjermani) Volkswageni i parë Golf.

— Ishte lindja e një fenomeni botëror, ku deri tani janë shitur 35 milionë të tilla.

— Gjatë 45 viteve janë prodhuar çdo ditë 2 000 makina Golf, në Gjermani, Kinë, Brazil dhe Meksikë.

— Kjo makinë eksportohet në 155 vende.— Çdo 41 sekonda në të gjithë botën shitet një Golf.

— Golfi më i fuqishëm është një GTI W12 me 650 kuaj fuqi.

— Golfi mbetet makina më e besueshme në histori.

— Në vitin 1993 një Golf 1 arriti të bënte një milion kilometra.

— Zotëruesit më të njohur të një Golfi janë ish-papa Benedikti XVI, që u quajt ndryshe ”Papa Golf”.

— Kjo makinë u shit për 188 938 euro.

— Edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel ka ngarë një Golf.

— Pas pak muajsh fillon gjenerata e tetë e Golfit.

Komento: