“Nuk do të ketë indiferencë nga krahu jonë”, xhaxhai i 31-vjeçarit që u vra në Prizren paralajmëron ‘Kobrën’

11:26 | 04 Janar 2023

Besim Cengu, xhaxhai i Visar Cengut, 31-vjeçarit nga Kukësi që u vra me armë zjarri në një lokal nate në Prizren, ka apeluar ndaj organeve të drejtësisë që të mos qëndrojnë indiferente për zbardhjen e vrasjes së nipit të tij.

Në një prononcim për Klan Kosova, Cengu tha se nëse organet nuk e zbulojnë autorin e ngjarjes atëherë familja nuk do të qëndrojë indiferente.

“Është mirë që drejtësia të merret dhe mos e nxitë vëllain me indiferencë. Organet në Kosovë dhe Shqipëri ta shqyrtojnë këtë rast. Nëse do ketë indiference atëherë nuk duhet të ketë indiferencë nga krahu jonë”, tha ai.

Xhaxhai e përshkruan nipin si një person paqësor dhe që sa ishte kthyer nga Franca.

Ai nënvizon se Visari nuk ishte nga ata persona, të cilët largohen pa paguar nga vendi ku konsumojnë ushqim ose pije.

“Ndoshta, sepse ka pasur ngatërresë që brenda mesa mora vesh unë. Por unë i njoh të tre dhe kam bindjen e plotë se këta nuk kishin lidhje me konsumim të një ushqimi dhe të mos paguajnë. Ata kanë qenë çuna të sjellshëm. Fakti që në makinë nuk kanë pasur asnjë mjet luftarak, ata kanë qenë paqësore dhe kanë shkuar për të konsumuar diçka. Djali ka qenë në Francë dhe u kthye tani”, u shpreh xhaxhai

Komento: