“Nuk do të ketë marrëveshje përfundimtare në SHBA”

21:42 | 02 Shtator 2020

S’do të ketë marrëveshje përfundimtare në SHBA, kështu ka thënë ish-ambasadori i Kosovës në Britani.

Ish-ambasadori i Kosovës në Britani, Muhamet Hamiti, ka folur për takimin e Uashingtonit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Hamiti ka thënë se nuk pret që në Shtëpinë e Bardhë të arrihet një marrëveshje përfundimtare mes palës kosovare dhe asaj serbe.

Sipas tij, në takimin e ndërmjetësuar nga këshilltarët e presidentit Donald Trump nuk pritet të arrihet as ndonjë marrëveshje e keqe për Kosovën.

“S’do të ketë marrëveshje përfundimtare në SHBA, e lëre më të keqe”, është shprehur ai.

Komento: